Aksidentohet një veturë zyrtare e policisë me veturë civile

  • A.P /
  • 27 September 2025 - 14:15
Aksidentohet një veturë zyrtare e policisë me veturë civile

Një veturë zyrtare e policisë është aksidentuar me një veturë civile në fshatin Sojevë të Ferizajt, nga i cili s’ka mbetur i lënduar askush, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira: – një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë  civile me targa vendore. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin.

(Kosova Sot Online)