
Kryeziu godet Kurtin: Akuzat ndaj SHBA-së përbëjnë një theqafje politike për Kosovën

Ismet Kryeziu nga KDI-ja ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit, duke vlerësuar se këto ”përbëjnë një theqafje politike për vendin”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes një reagimi në Facebook, Kryeziu tha se se kjo gjuhë e përdorur nga Kurti nuk i shërben interesit kombëtar.
“Kjo gjuhë nuk i shërben as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale.
Për më shumë se 25 vjet, SHBA-ja ka qenë garancia kryesore e sundimit të ligjit në veri, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Sot, një ish-kryeministër dhe kandidat për kryeministër del me akuza të tilla, duke pretenduar se pikërisht SHBA-ja është kundër këtyre parimeve”, shkroi mes tjerash Kryeziu
Postimi i plotë:
Akuzat e fundit të Albin Kurtit ndaj SHBA-së, se gjoja veprimet e tyre janë kundër sundimit të ligjit në veri dhe janë kërkesa për “kusuritje” me Serbinë e Rusinë në kurriz të Kosovës, përbëjnë një theqafje politike për vendin.
Kjo gjuhë nuk i shërben as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale.
Për më shumë se 25 vjet, SHBA-ja ka qenë garancia kryesore e sundimit të ligjit në veri, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Sot, një ish-kryeministër dhe kandidat për kryeministër del me akuza të tilla, duke pretenduar se pikërisht SHBA-ja është kundër këtyre parimeve.
Ky është një cënim i drejtpërdrejtë i aleancës strategjike më të fuqishme të Kosovës, në thelb, një goditje ndaj vetë integritetit dhe sovranitetit të vendit nga një udhëheqës shteti.
(Kosova Sot Online)