
Nurellari: Bota të mësojë nga Albin Kurti se si boshatiset një vend i tërë

Adri Nurellari, opinionist, ka gjetur kontradiktë të brendshme në ligjëratën e Albin Kurtit në Institutin Zolberg për Lëvizshmëri dhe Mobilitet në ShBA – ku për nga virtyti i emrit të institutit, ai tha se “bota mund të mësojë nga ai…se si boshatiset një vend i tërë pa luftë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Postimi i plotë:
Nëse Kurti ka një “arritje” për t’u mburrur nëpër podiume ndërkombëtare, është ky: Kosova ia ka dalë që, në kohë paqeje dhe falë qeverisjes së tij, të largojë me letra të rregullta për rezidencë në BE rreth 13% të popullsisë së saj!
Eurostat tregon se vetëm në 5 vitet që ai ka qenë kryeministër janë marrë 210,450 leje qëndrimi për herë të parë. Vetëm në vitin 2024 kjo shifër qe 38,778 . Pra çdo vit, sa një Malishevë ose një Skenderaj i tërë, marrin leje qëndrimi për herë të parë në BE.
(Kosova Sot Online)