Kurti me disponim në Nju Jork: Kosova qëndron fort me SHBA

  • A.P /
  • 01 October 2025 - 08:30
Kurti me disponim në Nju Jork: Kosova qëndron fort me SHBA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Hudson Institute në New York me temë “Partneriteti në rritje Kosovë – ShBA në mbrojtje dhe zhvillim”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aty, Kurti ka theksuar se “Kosova qëndron fort me Shtetet e Bashkuara – në fjalë, në politika dhe në veprime”.

ZKM thekson ndër të tjera se Hudson Institute është një institut kërkimor i themeluar në vitin 1961 nga Herman Kahn. Ai zhvillon analiza strategjike në fusha si mbrojtja, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonomia, energjia, teknologjia dhe e drejta.

“Qëllimi është të mbështeten politikëbërësit dhe drejtuesit institucionalë dhe ekonomikë me takime dhe rekomandime konkrete”.

(Kosova Sot Online)