
Vdiq në QKUK këmbësori që ishte goditur nga vetura

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku po trajtohej si pasojë e lëndimevenga goditja me veturë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 31 gusht në Mitrovicë.
“Mitrovicë Jugu 31.08.2025-01:07. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë ishte goditur nga një veturë në lëvizje, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra më 29.09.2025 ka ndërruar jetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)