Tahiri: Kosova s’po mund të marrë frymë nga shkelësit e Kushtetutës

  • A.P /
  • 01 October 2025 - 09:40
Tahiri: Kosova s’po mund të marrë frymë nga shkelësit e Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë, ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e cila tha se Kosova nuk po mundet të marrë frymë nga shkelësit e Kushtetutës.

“Kosova s’po mundet me marre fryme prej shkeleseve te kushtetutes – nje kryeminister ilegal, nje kryetar i kuvendit te pakonstituar dhe nje presidente ndonese prof. e drejtesise hamendesohet per vendimet e Gjykates kushtetutese”, shkroi ajo në Facebook.

(Kosova Sot Online)