Deputeti i VV’së e quan skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese

  • A.P /
  • 01 October 2025 - 09:50
Deputeti i VV’së e quan skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rexhaj e quajti si vendim skandaloz pasi që sipas tij po shkojmë drejt një vetoje në Kuvendin e Kosovës, ku Lista Serbe do të jetë vendimtare edhe në të ardhmen për të vendosur se a do të konstituohet Kuvendi apo jo.

“Unë mendoj që megjithatë është vendim skandaloz, sepse sic duket po shkojmë drejt një vetoje në Kuvendin e Kosovës ku Lista Serbe do të jetë vendimtare ta themi edhe në të ardhmen, për të vendos a konstituohet Kuvendi apo jo”, tha Rexha.

Ai tha se shpreson që kur të botohet i plotë aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, ta ndajë votimin e zonjës Rexhepi nga votimi i cili na pret për kandidatin i cili do të propozohet aty.

(Kosova Sot Online)