KQZ-ja do të miratojë akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë

  • A.P /
  • 01 October 2025 - 08:40
KQZ-ja do të miratojë akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku mes të tjerash do të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe përfaqësive diplomatike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Takimi është njoftuar të fillojë në orën 13:30

Në rend të ditës është po ashtu shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e ekipeve të numërimit në qendrat komunale të numërimit.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të zhvillohen të dielën e 12 tetorit.


(Kosova Sot Online)