
Krasniqi: PDK do të jetë në krye të qeverisë shtetërore së shpejti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, doli në terren për fushatë dhe në fokus e pati Hanin e Elezit, ku duan edhe një mandat për Mehmet Ballazhin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ky i fundit, por edhe shefi i tij partiak, janë të bindur se plani që shpalosën i bën fitues dhe atë pa balotazh, të garës së 12 tetorit.
Krasniqi tha se PDK krahas kësaj komune, do të jetë edhe në krye të qeverisë shtetërore në Prishtinë, së shpejti.
(Kosova Sot Online)