A e dini kur do të ndërrohet ora këtë vit?

  • A.P /
  • 04 October 2025 - 10:05
A e dini kur do të ndërrohet ora këtë vit?

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ndryshimin e orës nga vera në dimër, teksa akrepat e orës kthehen një orë prapa, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Konkretisht, këtë vit, ndryshimi i orës do të bëhet më 26 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, pra akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, duke treguar 02:00, dhe kështu, do të fitojmë një orë shtesë gjumë.

Ora dimërore do të mbetet në fuqi deri të dielën e fundit të marsit 2026 (29 mars), kur do të kthehemi në kohën verore.

(Kosova Sot Online)