Disa të vrarë nga bombardimet në Gaza pavarësisht thirrjes së Trump

  • A.P /
  • 04 October 2025 - 13:40
Disa të vrarë nga bombardimet në Gaza pavarësisht thirrjes së Trump

20 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza gjatë 12 orëve të fundit, sipas informacioneve nga spitalet e Gazës, pavarësisht thirrjes së Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj Izraelit që të ndalojë menjëherë bombardimet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Spitalet raportuan sot se midis orës 12:00 të mëngjesit dhe 12:45 të mesditës sipas orës lokale, 11 trupa u regjistruan në Spitalin Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës. Trupa u regjistruan gjithashtu në Spitalin Al-Shifa, Spitalin Al-Awda dhe Spitalin Nasser, shkruan CNN.

Izraeli vazhdoi fushatën e tij ushtarake gjatë natës deri të shtunën, pavarësisht se Hamasi dhe Izraeli shprehën gatishmëri për të ndjekur fazën e parë të propozimit të Trump.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe zyra e Kryeministrit Izraelit deklaruan sot se po përgatiteshin për fazën e parë të propozimit të Trump, e cila përfshin lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi në Gaza.

Megjithatë, asnjëra deklaratë nuk përmendi ndalimin e planeve për të pushtuar Qytetin e Gazës, apo kërkesën e Trump që Izraeli “të ndalojë menjëherë bombardimet e Gazës”.

(Kosova Sot Online)