
Berisha ka prezantuar Florian Binaj si kandidaturë të mundshme të opozitës

Teksa ka prezantuar Florian Binaj si kandidaturë të mundshme të opozitës përballë kundërshtarit politik, PS në vendoret e pjesshme në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha tha se Binaj, është në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në konferencën me gazetarët në selinë blu, Berisha ftoi aleatët dhe qytetarët ta mbështesin kandidaturën e Florian Binajt.
‘Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij.Dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë të betejave që ai ka bërë së bashku me të tjerë në mbrojtje të këtyre kauzave’, tha Berisha.
Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohemi në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës.
Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur.
Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij.
Dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë të betejave që ai ka bërë së bashku me të tjerë në mbrojtje të këtyre kauzave.
Ai, së bashku me bashkëpunëtorë, me ekip, kanë ndërtuar dhe paraqesin një nga emisionet investigative më të shikuara, Piranjat, të cilat Edi Rama, i tmerruar, i përzuri nga televizioni ABC dhe u zhvendosën tek televizioni SYRI.
Pra, mund të themi se në këtë kontekst, Florian Binaj, së bashku me ekipin drejtues të Piranjave dhe stafin, janë në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit.
Kundër kësaj dukurie shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ndaj dhe njëherë ftoj aleatët dhe të gjithë opozitarët, ftoj qytetarët të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit.
(Kosova Sot Online)