
Rektori i UP-së: Jemi të nderuar që Osmani e Kurti gjetën kohë për t’i marrë çmimet pasi po na bëjnë krenarë gjithandej

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu i kushtoi e nënvizoi shumë faktin që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti “gjetën kohë” për të qenë të pranishëm në një ceremoni sot në UP, ku u nderuan me çmimi “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se prezenca e tyre në ceremoni, tregonte thoshte shumë për të si rektor.
“Brenda një jave kanë gjetur kohën dhe janë ardhë në Universitetin e Prishtinës, e kjo do të thotë shumë për mua dhe për të gjithë ne, sepse unë e kuptoj këtë si një sinjal se sa është i rëndësishëm ky universitet për liderët, udhëheqësit e shtetit tonë, që brenda javëve, edhe për shkak të punëve të shumta, gjejnë kohën edhe sa herë i thërrasim, shprehin gatishmërinë me qenë pjesë e shtëpisë sonë të përbashkët, Universitetit të Prishtinës”, tha ai.
Rektori Hajrullahu u shpreh krenar me Osmanin e Kurtin, për të cilët tha se ““na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit gjithandej”.
“Ju, me përpjekjet e tuaja të përditshme për një shtet të së drejtës dhe një Kosovë më të zhvilluar e më të fortë, e bëni fort krenare edhe shtëpinë tonë të përbashkët, Universitetin e Prishtinës”, tha ai.
(Kosova Sot Online)