Qeveria Kurti i ndan nga 100 euro për studentë 5 ditë para zgjedhjeve lokale

  • A.P /
  • 07 October 2025 - 14:41
Qeveria Kurti i ndan nga 100 euro për studentë 5 ditë para zgjedhjeve lokale

Qeveria në detyrë sot ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti tha se kjo është shumë që ndahet një herë.

“Po e shqyrtojmë vendimin për ndarjen e 100 eurove, shumë e njëhershme për të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret me fillimin e vitit të ri akademik”, tha Kurti.

Ndërsa ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo masë parashihet që të ketë koston prej 6 milionë eurosh.

Murati ka njoftuar në Facebook se është lansuar programi “Bursa e mobilitetit për studentë”, që do të thotë se do të mbështeten ata që jetojnë larg universitetit ku studiojnë.

Kujtojmë se më 12 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale. 

(Kosova Sot Online)