Krasniqi: Binomi Osmani - Kurti ia solli sanksionet Kosovës

  • A.P /
  • 07 October 2025 - 16:12
Krasniqi: Binomi Osmani - Kurti ia solli sanksionet Kosovës

Albert Krasniqi, ka reaguar pasi UP ka ndarë çmimet “Alumni Nderi” për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krasniqi e ka cilësuar këtë përpjekje për servliosje të UP-së ndaj Osmanit dhe Kurtit.

Në reagimin e tij Krasniqi ka rikujtuar faktin se nën udhëheqjen e kësaj dysheje, Kosovës i janë vendosur sanksionet, i është pezulluar Dialogu Strategjik me SHBA-në dhe është humbur edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Postimi i plotë :

 Universiteti i Prishtinës, në përpjekje për t’u servilosur Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, i ka shpallur “Alumni Nderi”. Në arsyetim thuhet se kjo dyshe qenka “burim frymëzimi ndër gjenerata”, për shkak të “përfaqësimit të Kosovës brenda dhe jashtë vendit”.

Por paramendoni: një vlerësim për këtë “binom” politikanësh që e kanë sjellë Kosovën nën masa ndëshkuese të BE-së, kanë bërë që SHBA të pezullojë fillimin e dialogut strategjik, nuk kanë siguruar asnjë njohje të re ndërkombëtare dhe humbën anëtarësimin në Këshillin e Evropës, një proces që ishte praktikisht i përfunduar.

I vetmi “sukses” i tyre i prekshëm mbetet turizmi politik me paratë e shtetit, nëpër udhëtime luksoze që s’kanë sjellë asnjë dobi për qytetarët.


(Kosova Sot Online)