Prokuroria jep detaje për ndalimin e edukatores për rastin e lëndimit të fëmijës

  • A.P /
  • 08 October 2025 - 12:36
Prokuroria jep detaje për ndalimin e edukatores për rastin e lëndimit të fëmijës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin e edukatores së ndaluar në Lipjan nën dyshimin për rastin e lëndimit të një fëmije në çerdhe.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala konfirmoi se rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për dyzet e tetë (48) orë e dyshuara për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së. Aktualisht prokurori i shtetit është duke e trajtuar, si dhe duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Shala.

Edukatorja është arrestuar të martën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)