Izraeli tregon se kur do të hyjë në fuqi marrëveshja për Gazën

  • A.P /
  • 09 October 2025 - 12:06
Izraeli tregon se kur do të hyjë në fuqi marrëveshja për Gazën

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se marrëveshja për të siguruar lirimin e pengjeve në Gaza do të hyjë në fuqi vetëm pasi të marrë miratimin e kabinetit, raporton Agence France-Presse (AFP), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në kundërshtim me raportet e mediave arabe, numërimi mbrapsht 72-orësh do të fillojë vetëm pasi marrëveshja të miratohet në mbledhjen e kabinetit, e cila pritet në orët e mbrëmjes”.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të një marrëveshjeje për Gazën që përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, me shkëmbimin që do të ndodhë brenda 72 orëve nga zbatimi i marrëveshjes, shkruan The Guardian,.

(Kosova Sot Online)