Prattipati i shkon në zyre Osmanit pas aktgjykimit të Kushtetueses

  • A.P /
  • 09 October 2025 - 16:04
Prattipati i shkon në zyre Osmanit pas aktgjykimit të Kushtetueses

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidenca njoftoi se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork”, u tha në njoftim.


(Kosova Sot Online)