
Krasniqi për VV-në: Nuk janë gëzu kur u zgjodh Dimal Basha, u gëzuan kur u votua Rashiqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se iu është dukur interesant fakti se deputetët e VV’së nuk janë gëzuar kur është zgjedhur Dimal Basha kryetar i Kuvendit, sa janë gëzuar kur u zgjodh sot Nenad Rashiq nënkryetar i Kuvendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Nuk na takon neve si liderë të partive politike të shqiptareve, me i nda serbët kush është serb i mirë e kush i keq, e kush është serb lojal e kush jolojal për shkak të interesave që i kanë sot.
Nuk janë gëzu fare kur u zgjodh Dimal Basha, por e kanë pas një ekzaltim kur është zgjedh Nenad Rashiqi. Rrehen shuplaka, ndërsa kur u zgjedh Dimal Basha ju patën vjerr fytyrat të gjithëve”, tha ai.
(Kosova Sot Online)