
Kurti e quajti Arian Tahirin 'bandash' e 'gomë rezervë' por prap VV nuk arriti të fitonte në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në përpjekje për ta përkrahur Faton Pecin e kishte fyer kundërkandidatin e tij nga PDK-ja për Mitrovicën, Arian Tahirin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Me ngritje zëri në skenë në palestrën “Minatori”, Kurti ka thënë se PDK-ja ka hyrë në garë me gomë rezervë, pasi kryetari aktual, Bedri Hamza refuzoi mandatin e ri.
“Kjo partia tjetër që ka qenë në pushtet këto katër vjet, nuk po garon edhe për një mandat tjetër, prandaj kryetari aktual edhe naj ditë edhe partia e tij kanë vendos me garu me gumë rezervë”, ka fyer rëndë Kurti.
“Po nuk shkohet në Mitrovicë e për Mitrovicën me gumë rezervë. E me që s’ki çka ju bon, kryetari nuk po e don edhe një mandat, prandaj, nesër, e diel, 12 tetor, keni shansin që gumën rezervë me ua shfry e me ua qit në bandash e me ba Faton Pecin kryetar”, kishte thënë Kurti.
Derisa zgjedhjet e 12 tetorit për qytetin e Mitrovicës së Jugut kanë prodhuar një rezultat jashtëzakonisht të ngushtë në mes të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.
Sipas të gjitha gjasave, gara mes tyre do të sqarohet pas balotazhit, meqë Arian Tahiri në këto zgjedhje, sipas rezultateve aktuale, renditet i pari me rreth 48,07% të votave, i ndjekur nga Peci me 47.66 %.
(Kosova Sot Online)