
Ja si do të jetë moti për ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Moti të dielën në Kosovë parashihet në mëngjes me mjegull në ultësira dhe vranësira të ulëta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë ditës do të mbajë kryesisht me diell dhe herë pas here do të ketë kalime vranësirash.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 8°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 15°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)