Arian Tahiri i falënderon mitrovicasit: Ju pres sonte në orën 22:00 në Palestrën 'Minatori'

  • A.P /
  • 12 October 2025 - 19:40
Arian Tahiri i falënderon mitrovicasit: Ju pres sonte në orën 22:00 në Palestrën 'Minatori'

Arian Tahiri i PDK-së ka fituar që në rundin e parë të zgjedhjeve të sotme lokale në Mitrovicë, sipas të gjitha exit poll-eve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka publikuar një fotografi me familjen në Facebook, duke i falënderuar bashkëvendasit që i besuan.

“Mitrovicë, faleminderit nga zemra!”, shkroi ai, ndërsa i ftoi ata të festojnë më vonë në palestrën e qytetit, “Minatori”.

“Sot fituam së bashku! Së bashku edhe do të festojmë! Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori””.

(Kosova Sot Online)