17 komuna zgjedhin kryetarët me të parën derisa 19 shkojnë në balotazh

  • A.P /
  • 13 October 2025 - 07:21
17 komuna zgjedhin kryetarët me të parën derisa 19 shkojnë në balotazh

Dje është mbajtur rundi i parë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku nga 38 komuna, 17 komuna e kanë zgjedhur kryetarin e tyre në rundin e parë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pa balotazh qytetarët e katër komunave veriore kanë arritur t’i zgjedhin kryetarët e tyre në rundin e parë, por edhe në komunat e tjera të banuara me shumicë serbe.

Ndërsa, në balotazh, kutive do të votimit do t’i drejtohen qytetarët e Mitrovicës së Jugut, Prishtinës, Vushtrrisë, Gjakovës, Gjilanit, Dragashit, Kaçanikut, Klinës, Fushë Kosovës, Obliqit, Rahovecit, Pejës, Prizrenit, Suharekës, Vitisë, Junikut, Kllokotit, njofton Klankosova.tv.

Kurse, komunat që arritën në rundin e parë të zgjedhin kryetarë shqiptarë janë Podujeva, Ferizaj, Skenderaj, Hani i Elezit, Istogu, Lipjani, Shtimja, Kamenica dhe Deçani.

(Kosova Sot Online)