Kurti: Rezultati i këtyre zgjedhjeve është shumë i mirë për VV-në

  • A.P /
  • 13 October 2025 - 10:52
Kurti: Rezultati i këtyre zgjedhjeve është shumë i mirë për VV-në

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se VV ka fituar Podujevën, Kamenicën e Shtimen, derisa shtoi se me votat në diaspora mund ta fitojnë edhe Gjilanin pa balotazh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Jemi në 12 komuna në balotazh nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty”, tha  Kurti.

“Të vetmet komuna që VV nuk është në balotazh janë Kllokoti, Sharri, Juniku, Klina dhe Theranda”, tha ai.

Kurti shtoi se “pritet numërimi i votave të diasporës dhe me kusht”.

“Këto rezultate tregojnë se lëvizja jonë jo vetëm që e ka ruajtur rritjen, por është rritur si forca kryesore politike edhe në nivelin lokal.”

“Pjesa e parë e garës përfundoi mbrëmë, prej sot i përvishemi punës për balotazh, synimi ynë është i qartë që kandidatët tonë të fitojnë në këto komuna dhe të kthehet e të vazhdojë qeverisja e mirë.”

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve është shumë i mirë”, tha ai më pas. 

(Kosova Sot Online)