Netanyahu: Ata që e kërcënojnë Izraelin do të paguajnë ‘çmim tepër të rëndë’

  • A.P /
  • 16 October 2025 - 15:07
Netanyahu: Ata që e kërcënojnë Izraelin do të paguajnë ‘çmim tepër të rëndë’

Izraeli do t’i arrijë të gjitha qëllimet e luftës në Gaza që ka vendosur t’i realizojë, ka riafirmuar sot kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke folur pas fjalimit të Presidentit Herzog në të njëjtën ceremoni përkujtimore, ai tha se ata që e kërcënojnë Izraelin do të paguajnë një “çmim të rëndë”, dhe theksoi se lufta nuk ka përfunduar ende.

“Kushdo që na hedh dorën mbi ne e di se do të paguajë një çmim tepër të rëndë”, thotë kryeministri izraelit.

(Kosova Sot Online)