
Dogana ndalon 360 kg mish dhe 96 bombola gazi të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka njoftuar në pikën kufitare në Vërmicë janë ndaluar 360 kg mish dhe bombola gazi që kanë qenë të padeklaruara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për mallrat në fjalë, pala nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, dhe si pasojë, ato janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse
Postimi:
360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara ndalohen në kufi
Prizren, 17 Tetor 2025 – Gjatë kontrolleve rutinore nga zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar për kontroll të detajuar një automjet, në të cilin është hasur mall i padeklaruar.
Pavarësisht deklarimit negativ nga personi përgjegjës lidhur me posedimin e mallrave, gjatë kontrollit janë zbuluar mallra të fshehura në automjet.
Mallrat e padeklaruara përfshijnë:
• 360 kg mish qafe derri (pa kocka)
• 96 bombola gazi për përdorim shtëpiak (me përmbajtje 190 gram secila)
Për mallrat në fjalë, pala nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, dhe si pasojë, ato janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK).
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit kufitar, parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave ekonomike dhe shëndetësore të vendit.
(Kosova Sot Online)