
Tahiri: Albin Kurti nuk do të zgjidhet më kryeministër

Edita Tahiri ka deklaruar me bindje të plotë se Albin Kurti nuk do të zgjidhet më kryeministër, duke shtuar se “ai po ëndërron”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Nuk do të zgjidhet më Albin Kurti kryeministër. Ai po ëndërron! Ka demokraci” tha Tahiri.
Ajo theksoi se Kosova nuk është pronë e një partie politike dhe se shteti nuk mund të funksionojë sipas dëshirës së Vetëvendosjes.
“Ne nuk jemi në shtëpinë e Vetëvendosjes që të bëhet shteti si duan ata. Ky është shtet demokratik” – shtoi tutje Tahiri.
(Kosova Sot Online)