
Policia ka raportuar për një rast të vdekjes i cili po hetohet

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vdekjes i cili po hetohet në Shtërpce, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj.
Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.
(Kosova Sot Online)