
Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin kosovar F. K., 31 vjeç, banues në Pejë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Kosovë.
(Kosova Sot Online)