
Muhaxheri: Xhaferi në Vushtrri veproi krye në veti, s’ka me pasë aprovimin e Abdixhikut

Kryetari i Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Xhafer Tahiri ka marrë vendim për koalicion me VV në Vushtrri krye në vete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Muhaxheri tha se Xhafer Tahiri nuk ka pasur aprovim nga partia.
“Është një marrëveshje e bërë jashtë strukturave të LDK-së, edhe pse Xhaferi ka mundur me prit edhe 4-5 ditë derisa të mblidhet kryesia, e pastaj me pas aprovim. Ky këtë e ka bërë krye në vete”.
“Nuk ka pas aprovim, as nuk ka aprovim për kryetarit, as nuk ka me pas”.
“Dërgohet në komision disiplinor, bazë kësaj komisioni vendosë disa masa. Ai nuk ka përfillur procedurat, një njeri që është jurist është dashur me i përfill procedurat”, ka thënë Muhaxheri,
(Kosova Sot Online)