
Albin Kurti ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si edhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit.
(Kosova Sot Online)