Osmani uron kryeministren e re të Japonisë: Mezi presim të punojmë bashkë

  • A.P /
  • 21 October 2025 - 11:00
Osmani uron kryeministren e re të Japonisë: Mezi presim të punojmë bashkë

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar kryeministren e re të Japonisë, Sanae Takaichi, e cila u bë gruaja e parë në këtë post në vendin historikisht patriarkal, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani tha se Kosova e vlerëson bashkëpunimin me Japoninë, për të cilën tha se është një aleate e palëkundur e popullit të Kosovës.

“Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj të gjatë me Japoninë, një aleate e palëkundur i popullit tonë. Ne mezi presim të punojmë me kryeministren Takaichi për të forcuar dhe ndërtuar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar ajo në X.


(Kosova Sot Online)