
Muhaxheri: Nuk ka, e as nuk ka me pas negociata me LVV-në

Gazmend Muhaxheri, mohon zërat se ka negociata të fshehura me LVV-në për koalicion për formimin e Qeverisë së re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas tij, nuk ka asnjë lloj bisedimet me LVV-në për këtë çështje.
Muhaxheri thotë se LDK-ja e kishte dhënë opsionin e saj për Qeveri tranzitore unifikuese, por kjo ide nuk ishte përkrahur nga Kurti.
‘’Jo, jo, nuk ka, e as nuk ka me pas negociata me LVV-në. Nuk ka preferenca për koalicion. Ne e kemi dhënë opsionin tonë për Qeveri tranzicioni, Kurti nuk ka dashur, tash është vonë”, tha ai për tv 21.
(Kosova Sot Online)