
Arifi: Asnjë koalicion me Kurtin nuk zgjat më shumë se katër muaj

Analisti politik Avni Arifi ka thënë se, nëse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, arrin ndonjë koalicion me ndonjërën prej partive të tjera politike, dhe nëse formohet qeveria e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ajo nuk do të zgjasë më shumë se katër muaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në Klan Kosova, ai mbrëmë ka pohuar se këtë e dinë edhe partitë politike, por gjithashtu ka vënë bast për këtë çështje me mysafirët e tjerë në studio.
“Nuk bëjnë koalicion, sepse unë nuk besoj se ndonjëri prej tyre beson që një qeveri me Kurtin zgjat më shumë se katër muaj. Unë jam në gjendje të vë bast me juve, kurdo që të jetë një qeveri me Kurtin, nuk zgjat më shumë se katër muaj”, tha Arifi.
Gjithashtu, Arifi ka komentuar deklaratat e fundit të Albin Kurtit për gjuhën toksike. Ai u shpreh se Kurti është bërë si ai hoxha në Ramazan “dëgjom çka po them, mos m’këqyr çka po bëj”.
(Kosova Sot Online)