Dy persona raportohet se kanë mbetur të vrarë në këtë vend

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 08:45
Dy persona raportohet se kanë mbetur të vrarë në këtë vend

Dy persona raportohet se kanë mbetur të vrarë në Shqipëri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Siç raporton A2, konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit F. P ka vrarë me armë zjarri viktimën A.K. Pas këtij veprimi 21-vjeçari D.P. ka vrarë me armë F.K.

(Kosova Sot Online)