Serbia ende nuk ka ndëshkuar organizatorin e sulmit në Banjskë

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 09:36
Serbia ende nuk ka ndëshkuar organizatorin e sulmit në Banjskë

Misioni i përkohshëm administrativ i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) i ka bërë thirrje të qartë institucioneve kompetente në Beograd dhe Prishtinë që të marrin masa për të procesuar dhe sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për sulmin e armatosur në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, që ndodhi në shtator të vitit 2023, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo kërkesë u theksua në raportin e fundit të UNMIK-ut, i cili iu paraqit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga zëvendësshefi i misionit dhe ushtruesi i detyrës së përfaqësuesit special, Milbert Dongjoon Shin, më 21 tetor.

“Kanë kaluar dy vite nga incidenti i sigurisë në Banjskë. U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse në Beograd dhe Prishtinë që të çojnë para drejtësisë autorët e këtij sulmi,” tha Shin gjatë prezantimit të raportit.

(Kosova Sot Online)