Rama, Kurti e liderët e Ballkanit Perëndimor priten edhe nga mbreti Charles

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 11:15
Rama, Kurti e liderët e Ballkanit Perëndimor priten edhe nga mbreti Charles

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë pritur në një takim zyrtar nga mbreti Charles III në Britaninë e Madhe, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pritja është zhvilluar në pallatin St James, ku mbreti Charles ka takuar udhëheqësit rajonalë, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Në fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, Rama shihet teksa i shtrëngon dorën mbretit britanik, ndërsa Kurti dallohet në bashkëbisedim me liderë të tjerë të pranishëm në event.

Samiti i Procesit të Berlinit këtë vit ka në fokus çështje të rëndësishme për rajonin, si bashkëpunimi për migracionin, siguria dhe nxitja e rritjes ekonomike.

(Kosova Sot Online)