'Ujku Shigjetë' po i teston ushtarët e FSK-së

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 13:00
'Ujku Shigjetë' po i teston ushtarët e FSK-së

Forca e Sigurisë, gjegjësisht Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore, ka zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e FSK-së thuhet se ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

“Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)