Vdes një grua pasi konsumoi preparate higjenike

  • A.P /
  • 23 October 2025 - 08:55
Vdes një grua pasi konsumoi preparate higjenike

Një 51-vjeçare nga fshati Rakaj i Ferizajt ka ndërruar jetë sot si pasojë e konsumimit të preparateve higjienike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Me datën 22.10.2025, rreth orës 09:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Rakaj, një femër kishte konsumuar preparate higjienike. Menjëherë, hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës Rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

“Rreth orës 12:45, nga QKUK jemi njoftuar se viktima (51 vjeçe) kishte ndërruar jetë”, thane nga Policia.

Rasti është kualifikuar si vetëvrasje.

(Kosova Sot Online)