
Damka: Dy deputetët tanë do të votojnë për Qeverinë Kurti 3

Deputeti, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka, ka konfirmuar se dy deputetët e këtij komuniteti do të votojnë për Qeverinë Kurti 3, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Deputeti Damka ka treguar se ka pasur një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, i cili ia ka premtuar se në këmbim të votave do t’ia ofrojë postin e zëvëndëskryeministrit, nëse do të formohet Qeveria e re të dielën.
‘’Pas zgjedhjeve parlamentare në mars e kemi pasur një takim me Kurtin për krijimin e Qeverisë Kurti 3 dhe kemi rënë dakord që të krijojmë Qeverinë. Nuk besoj se gjatë kësaj kohe ka ndryshuar diçka. Në qoftë se do të vjen të dielën të votohet Qeveria Kurti 3 ne si dy deputetë të komunitetit turk do të votojmë, dhe sa më shpejtë të krijohet Qeveria sepse jemi shumë vonë. Nuk kemi kushte, jemi pjesë e koalicionit në Kurtin 2 kemi marrë pjesë si ministër dhe besoj se do të vazhdojë edhe në Qeverinë Kurti 3. Do të kemi postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë Kurti 3, ashtu kemi rënë dakord”, tha Damka për tv 21.
(Kosova Sot Online)