Raportohet për çrregullime të furnizimit me ujë në disa vende

  • A.P /
  • 25 October 2025 - 15:30
Raportohet për çrregullime të furnizimit me ujë në disa vende

KRU Prishtina, ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Po ashtu, çrregullime ka edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit.

Njoftimi:

Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike) herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj.

Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës.

Gjithashtu, kjo gjendje do ndikoj edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit.

Gjendja është duke u stabilizuar.

Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale.

(Kosova Sot Online)