Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë–Rugovë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë–Rugovë, në afërsi të vendit të njohur si “Kthesa e Madhe”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se trupi është gjetur poshtë në lumin Lumbardh, ndërsa informacioni për rastin është pranuar nga policia rreth orës 14:10.
“Rreth orës 14:10, Policia është njoftuar se në kilometrin e pestë të rrugës Pejë–Rugovë, ‘te kthesa e madhe’, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshohet se një person është pa shenja jete. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij. Policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.
Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimës dhe rrethanat e rastit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
(Kosova Sot Online)
