Kurti: Meqenëse morëm 56 vota, vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja

  • A.P /
  • 27 October 2025 - 09:50
Kurti: Meqenëse morëm 56 vota, vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja

Albin Kurti përmendi zgjedhjet e reja parlamentare, ndërsa përmendi votimin në Kuvend, ku dështoi të zgjidhej qeveria e propozuar prej tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se do të vazhdojnë si qeveri në detyrë “drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”.

“Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)