Një grua ka vdekur pasi ra nga një lartësi

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 09:31
Një grua ka vdekur pasi ra nga një lartësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Atje, një grua ka vdekur pasi ra nga një lartësi, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Policia njofton se është duke e hetuar rastin.

“Gjakovë 27.10.2025-22:27. Raportohet se viktima femër kosovare kishte rene nga një lartësi. Si pasoje, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)