Limaj: Lumir Abdixhiku ka kapacitet t’i ofrojë vendit alternativë të re
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë për homologun e tij nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, se ka kapacitet t’i ofrojë vendit alternativë të re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këto komente i Limaj i dha pas takimit të djeshëm me Abdixhikun, ndonëse dyshja refuzuan të zbulojnë se çfarë u diskutua aty.
“Zotëri Abdixhiku si personalitet, dhe si kuadër, dhe këtë që ka vepruar tash e sa kohë, mendoj që ka kapacitete me ia ofru Kosovës një alternativë të re”, ka thënë Limaj.
“Ai dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti, me gjithë atë ekip që e ka, dhe traditën që e ka prapa, dhe bashkëpunimin që e kemi pasë në situate të ndryshme, në mënyrë të veçantë, ju e dini që kom pasë një bashkëpunim të veçantë me z. Mustafa”.
(Kosova Sot Online)
