Vjosa Osmani në Riad është takuar me presidentin e Bullgarisë

  • A.P /
  • 29 October 2025 - 11:15
Vjosa Osmani në Riad është takuar me presidentin e Bullgarisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Riad, është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata kanë biseduar për heqjen e masave dhe avancimin e aplikacionit për statusin e vendit kandidat në BE.

“Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike. Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik.”

(Kosova Sot Online)