Berisha: Ramën mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin në Kushtetutë

  • A.P /
  • 29 October 2025 - 12:45
Berisha: Ramën mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin në Kushtetutë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për media deklaroi se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Edi Rama vetëm për një çështje: përcaktimin e Senatit në Kushtetutën e vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ramën mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin në Kushtetutën e Republikës,” tha Berisha, duke theksuar se çdo ndryshim tjetër kushtetues është i panevojshëm.

Ai shtoi se krijimi i një Senati do të ishte një institucion i dobishëm, që nuk do të rëndonte buxhetin e taksapaguesve, por përkundrazi do të sillte uljen e numrit të deputetëve.

Lidhur me reformën territoriale, Berisha theksoi se nuk ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë, duke theksuar se kjo çështje mund të zgjidhet pa ndërhyrje kushtetuese.

FJALA E BERISHËS:

Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksë paguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve.

Përsa i përket reformës territoriale nuk ka nevojë për Kushtetutë, ju siguroj që nuk ka.


(Kosova Sot Online)