Azemi: Me Hekuran Muratin u pajtuam që paga minimale nga janari të jetë 500 euro
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro siç ata planifikojnë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Azemi tha se nëse gjithçka shkon mirë, atëherë, kjo pagë do të fillojë së implementuari në janar të vitit që vjen.
(Kosova Sot Online)
