 
															Kurti: Me këtë buxhet janë propozuar rritja e pagës minimale, pensioni dhe shtesat
 
															Qeveria në detyrë sot ka dhënë lajme të mira, duke propozuar rritje të pagave dhe pensioneve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se buxheti i parashikuar për vitin 2026 do të jetë 4 miliardë euro.
Ai tha se me këtë buxhet janë propozuar, rritja e pagës minimale për rreth 150 mijë të punësuar, pensioni minimal nga 120 euro në 150 euro, nga muaji nëntor për rreth 200 mijë pensionistë, si dhe shtesa e fëmijëve nga nëntori do të rriten për 50%.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													