 
															Krasniqi: U bë qartë se askush se ka shumicën, të shpallen zgjedhjet
 
															Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani asnjë prej partive s’ka dhënë provë që ka shumicë për krijimin e Qeverisë së re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që presidentja Vjosa Osmani të procedonte me zgjedhjet e reja.
“Besoj se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që presidentja të vinte në konkludim të tillë dhe të vepronte në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve”, ka thënë Osmani.
“Rruga përpara është shpallja e zgjedhjeve”, ka shtuar ai.
Edhe Krasniqi ka thënë se e diela e parë brenda afatit kushtetues, duhet të jetë data e zgjedhjeve.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													